Kosova
Temperatura deri në 40 gradë në zonat urbane në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur që gjatë javës do të ketë temperatura të larta që lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.
Në vende urbane prezenca e masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
“E martë: Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.
E mërkurë: Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.
E enjte: Parashihet mot me diell, por me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.
Të premten: Mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e institutit.
Këto temperatura do të jenë edhe më të larta në vendet urbane. “Në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius. Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta. Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Instituti rekomandon kufizimin e ekspozimit në diell dhe sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj nga ora 10 deri në 17.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 "Kryeqyteti i Kosovës mirëpriti pothuajse 800,000 udhëtarë nga Zvicra. Më shumë se Lisbona, Madridi ose Parisi"... -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti












