Bota
Temperaturat po ndikojnë edhe në rrotullimin e Tokës
Rrotullimi i Tokës realizohet kryesisht “nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe proceset e brendshme në bërthamën dhe mantelin e saj”, sipas Interesting Engineering
Shkencëtarët thonë se rritja e temperaturave globale ka filluar të ndikojë në mënyrën se si Toka rrotullohet.
Një artikull nga Interesting Engineering raportoi gjetje të reja në lidhje me rrotullimin e Tokës dhe se si po ndikohet ajo nga mbinxehja e planetit.
Rrotullimi i Tokës realizohet kryesisht “nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe proceset e brendshme në bërthamën dhe mantelin e saj”, sipas Interesting Engineering.
Megjithatë, shkencëtarët po gjejnë prova se shkrirja e kapakëve të akullit në pole, për shkak të mbinxehjes së planetit tonë, po bën që uji i shkrirë të lëvizë drejt ekuatorit të Tokës, duke ndikuar në ekuilibrin e saj.
Ndryshimet klimatike po bëjnë që boshti i rrotullimit të Tokës të lëvizë dhe duket se po ndryshojnë gjithashtu dinamikën e bërthamës së Tokës, u shprehën studiuesit.
Ndryshimi i rrotullimit të Tokës po bën që ditët tona të jenë pak më të gjata. Për periudhën nga viti 2000 deri në 2018, shkalla e rritjes së gjatësisë së ditës për shkak të lëvizjes së akullit dhe ujërave nëntokësore ishte 1.33 milisekonda në shekull – më e shpejtë se në çdo periudhë në 100 vjetët e mëparshme, thuhet në një raport të NASA-s.
Raporti shpjegoi se rritja e lehtë e gjatësisë sonë të një dite është e padukshme për njerëzit. Megjithatë, nëse planeti ynë vazhdon të ngrohet dhe për këtë arsye të zgjasë më tej ditët tona, ai mund të kapërcejë tërheqjen gravitacionale të Hënës, e cila e ka mbajtur klimën e Tokës relativisht të qëndrueshme për miliarda vjet.
Pavarësisht mbinxehjes së planetit tonë, ekziston një listë e pafundme mjetesh, teknologjish, veprimesh kolektive, politikash që po bëhen për të rikthyer temperaturat në normalitet. Përdorimi ose investimi në energjinë e rinovueshme është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërmarrë veprime.
Rritja e temperaturave globale është shkaktuar nga energjia e ndotur nga burime të tilla, si qymyri dhe nafta. Reduktimi i përdorimit dhe nevojave për këto burime të energjisë do të zvogëlojë ndikimin e tyre në temperaturat globale.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












