Bota
Temperatura rekorde në Australi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Të mërkuren u shënuan temperaturat rekord.
Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në New South Wales, Australi, mes frikës se temperaturat rekorde do të përkeqësojnë krizën e zjarrit që është përhapur në vend.
Ky vend pati ditën më të nxehtë të martën, por ky rekord u shkatërrua përsëri të mërkurën me një maksimum mesatar prej 41.9 gradë celcius.
40.9 gradë e së martës kishte lënë pas edh e rekordin e mëparshëm që kishte qenë 40.3 gradë të vitit 2013.
Autoritetet në New South Wales (NSW) aktualisht janë duke luftuar me rreth 100 zjarre, në një krizë që zgjati me muaj.
Kryeministrja Gladys Berejiklian shpalli gjendje të jashtëzakonshme shtatëditore për shkak të parashikimeve të përkeqësimit të kushteve të motit.
“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperaturat jashtëzakonisht të nxehta”, u tha ajo gazetarëve të enjten.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











