Lajme
Tenderët në duar të ministrave
Tash e tutje ministrat e Qeverisë së Kosovës nuk bëjnë shkelje ligjore nëse ndërhyjnë në tenderë. Ligji i ri i Prokurimit Publik, i cili hyn në fuqi dhe i obligon ata që të nënshkruajnë çdo kontratë, e cila e kalon vlerën mbi 125 mijë euro.
Kjo është futur në Ligjin e ri të Prokurimit, të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës më 29 gusht 2011.
“Kontratat me vlera të mëdha të autoriteteve kontraktuese duhet që gjithashtu të nënshkruhen në emër të autoritetit kontraktues nga zyrtari kryesor administrativ, si dhe ministri, ose autoriteti tjetër përkatës publik” ,thuhet në nenin 26 të këtij ligji, ku edhe bëhet me dije që kontratat që nuk nënshkruhen edhe nga ministri janë të pazbatueshme, shkruan Zëri.
Por, për drejtuesin e organizatës joqeveritare “Çohu”, Avni Zogiani, nënshkrimi i kontratave të mëdha edhe nga ministrat është vetëm një veprim që e bën të ligjshme dhënien e ryshfetit nga ana e bizneseve për politikanët.
Për dallim nga kjo OJQ, organizata tjetër joqeveritare, që ka bërë disa publikime në fushën e prokurimit publik në Kosovë, lëvizja “Fol” ëshë në një linjë me ligjin e ri.
“Përpos autoritetit ekzistues që bën nënshkrimin e kontratave, rekomandojmë që nënshkrimi i tyre të bëhet edhe nga ministri i Ministrisë përkatëse, kryetari i komunës, çdo drejtor përkatës i autoritetit kontraktues”, është ky njëri ndër 20 rekomandimet e kësaj OJQ-je bërë në kohën kur po amendamentohej LPP-ja.
Këtë rekomandim, Petrit Zogaj nga “Fol” e arsyeton me faktin që ministri në ministrinë që e drejton është kryesori në hierarkinë ekzekutive, prandaj edhe duhet të bartë edhe përgjegjësi penale, por edhe politike, për mënyrën e shpenzimit të buxhetit publik në institucionin që e drejton.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












