E-Diaspora
Tenori shqiptar po shkëlqen në Zvicër
Një zë të ngrohtë që buron nga zemra, një vokal me ngjyrë, në lartësinë e personazhit. Ai është brilant në notat akute dhe këtë e arrin pa asnjë sforco, shkruan prestigjiozja zvicerane “Tages Anzeiger”
“Më në fund e kuptojmë fluturën” shkruan kritika zvicerane duke iu referuar operës ‘Madame Butterfly” dhe suksesit që kjo operë po korr në Cyrih, protagonist i së cilës është tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu.
Që prej 10 dhjetorit Pirgu ngjit në skenën e Opernahaus Zyrich rolin e oficerit të marinës amerikane në tragjedinë japoneze, operën me dy akte të Puçinit, e cila ka marrë vëmendjen e gazetave dhe revistave me të njohura në Zvicër, raporton “TCH”.
“Ai këndon në mënyrë të mrekullueshme”, shkruan “Tages Anzeiger”, një ndër penat më të mprehta të kritikës zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Tenori shqiptar Siamir Pirgu, në rolin e Pinerktornit, ka gjithçka duhet për këtë figurë.
Një zë të ngrohtë që buron nga zemra, një vokal me ngjyrë, në lartësinë e personazhit. Ai është brilant në notat akute dhe këtë e arrin pa asnjë sforco, shkruan prestigjiozja zvicerane “Tages Anzeiger”.
Por ai nuk mundet të bëjë vetëm kaq. Ai di të mbyllë edhe butësisht një “Madame Buterfly” duke marrë vëmendjen maksimale duke sjellë në skenë kombinimin perfekt, ku në rolin e Butterfly shfaqet rusja Svetlana Aksenova.
Pirgu do të interpretojë në skenën zvicerane rolin e Pinkertonit deri më 10 janar, ndërsa jehona e tij do të vijojë të dëgjohet edhe të fillimin e vitit 2018, pasi tashmë Pirgu ka siguruar Coverin e një tjetër reviste të njohur kulturore në Zvicër, imazh i së cilës do të jetë tenori shqiptar.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











