Lajme
Tensionohet situata në Maqedoni
Tensionimet mund të jenë të nxitura për të kamufluar problemet serioze si moszgjidhja e kontestit të emrit etj.
Analistët politikë në Maqedoni vlerësojnë se fyerjet e fundit ndërfetare pas karnavalit të Vevçanit, djegia e flamurit maqedonas në Strugë, protestat e shqiptarëve kundër fyerjeve në ndeshjet sportive, janë të nxitura për të kamufluar problemet serioze me të cilat përballet vendi, siç është moszgjidhja e kontestit të emrit, bllokimi i procesit integrues dhe gjendja e rëndë ekonomike.
“Ky tension është që kur është VMRO DPMNE në pushtet, dhe është një nacionalizëm i projektuar i qeverisë që çdo ditë e më shumë merr përmasa më serioze. Kjo është logjika me të cilën VMRO DPMNE operon”, thekson Alajdin Demiri analist politik, sipas ReL.
Nga ana tjetër, Mirjana Malevska, eksperte për marrëdhënie ndëretnike, thotë se zhvillimet e fundit duhet të merren seriozisht, ngase paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e vendit.
“Në situata të këtilla, ku paraqiten incidente, do të thotë se diçka nuk është në rregull dhe nuk duhet anashkaluar mundësinë se mund të vihet në pikëpyetje serioze siguria e shtetit”, thekson Malevska.
Ajo thekson se autoritetet shtetërore duhet të reagojnë më shpejtë ngase e kaluar ka dëshmuar se në vend lehtësisht mund të eskalojnë konfliktet ndëretnike dhe ata ndërfetare.
Nga ana tjetër, sipas Alajdin Demirit, është simptomatike heshtja e partisë politike shqiptare në pushtet përderisa gjithnjë e më shumë rritet pakënaqësia brenda qytetarëve.
Ndryshe komiteti për marrëdhënie mes bashkësive etnike, të mërkurën pritet të thërrasë seancë në të cilën do të debatohet rreth ngjarjeve të fundit në karnavalin e Vevçanit dhe fyerjet në ndeshjet sportive të cilat cenojnë rëndë marrëdhëniet ndëretnike në vend.
“Qëllimi është për të kontribuar në uljen e tensioneve, dërgimin e mesazheve pajtimin dhe rikthimin e mirëbesimit mes etniteteve si dhe uljen e gjakrave të provokuar nga zhvillimet e ngjarjeve të fundit”, ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë kryetarja e komitetit për marrëdhënie mes bashkësive etnike Ermira Mehmeti Devaja.
Ndërkohë partia maqedonase në pushtet VMRO DPMNE i ka dënuar aktet e dhunës duke theksuar se fajtorët do të dalin para organeve të drejtësisë.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?










