Lajme
Tentim për plaçkitje të armatosur të mërgimtarit
“Ishin dy persona me armë edhe bërtitshin ‘paret’. Unë i thash ‘nuk kam pare’ edhe i bishin xhamit me kallashnikov”, ka thënë mërgimtari Kastriot Bala
Një mërgimtar ka përjetuar ‘tmerrin’ derisa po kthehej nga Gjermania. Ai është tentuar të plaçkitet dhe ishte përcjellur pasi kishte kaluar kufirin në Merdarë.
Kastriot Bala kishte ardhur të hënën në mëngjes në Kosovë. “Ni kerr përmas meje qëndronte non-stop, pastaj hyri në tejkalim ai kerri dhe unë frenova e i rash sirenës”, thotë ai për “RTK”.
Ai ka shtuar më tej se personat që e kanë ndalur ishin të armatosur me armë të tipi Kallashnikov, përcjell albinfo.ch.
“Ishin dy persona me armë edhe bërtitshin ‘paret’. Unë i thash ‘nuk kam pare’ edhe i bishin xhamit me kallashnikov”, ka shtuar tutje ai.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ju konfirmoj se me datë 25.06.2017 rreth orës 01:49, Policia ka pranuar informacionin se në fshatin Prugovc ka ndodhur një grabitje në tentativë. Dyshohet se personat e përfshirë e kanë përcjell viktimën përgjatë aksit të rrugës dhe duke tentuar t’i bllokojnë rrugën me automjet dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar ta grabisin”, ka thënë Policia.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












