Kosova
Tentim për t’i dhënë policisë ryshfet për kalim të kufirit, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në pikën kufitare Kulla me Malin e Zi, nën dyshimin se i ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor për t’ia mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari shqiptar me shtetësi të huaj, është dërguar në mbajtje.
“PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor për t’i mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












