Kosova
Tentimi i katërt i kuvendit për ta ratifikuar demarkacionin
Kuvendi i Kosovës pritet që në tentimin e katërt me radhë të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi ka thënë se ratifikimi nuk e rrezikon territorin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka kërkuar që deputetët të votojnë pro kësaj marrëveshje. Deputetët e LDK-së, pavarësisht se thanë që janë për demarkacionit, kanë debatuar ashpër me kryeministrin rreth qëndrimeve të tij.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdulla Hoti ka kërkuar që pas ratifikimit të jap dorëheqje kryeministri Haradinaj e të shpërbëhet Kuvendi në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje.
Ndërkohë, Vetëvendosja, përveç Haradinajt, ka sulmuar edhe LDK-në, duke thënë se njësoj si Haradinaj edhe Isa Mustafa, për ta ruajtur pushtetin, e kishte pranuar një marrëveshje të dëmshme. E, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka akuzuar kryeministrin Haradinaj duke i thënë se ai po mundohet të hajë me dy lugë. Kurti ka kërkuar që së pari të bëhen korrigjimet e pastaj të ratifikohet marrëveshja.
Visar Ymeri i cili foli në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur ka thënë se ata janë kundër kësaj marrëveshje. Shefi i GP të PDK-së s, Memli Krasniqi, tha se sot janë mbledhur për ta votuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, dhe për të çliruar qytetarët e Kosovës nga kjo temë e cila është shndërruar në një lloj traume kolektive.
Edhe Ahmet Isufi i AAK-së ka kërkuar që të votohet marrëveshja. Ndërsa kreu i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj ka deklaruar se variantin që kanë ofruar për demarkacionin, është një mundësi që duhet ta shfrytëzojnë ekspertët duke ballafaquar faktet me ata të Malit të Zi. Limaj ka thënë se kjo duhet të shihet si mundësi për ta përmbyllur këtë temë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












