Tematike
Terapia e gjeneve mund të zgjasë jetën e njeriut!
Trajtimi ngadalëson pleqërinë dhe përmirëson shëndetin e kafshëve, thotë Qendra Spanjolle për Hulumtime të Kancerit
Se terapia me gjene mund të zgjasë jetën, shkenca e ka vërtetuar tashmë: së paku në prevat e bëra me minj. Por nëse kjo do të funksionojë edhe me gjitarët më të mëdhenj, ku bëjnë pjesë edhe njerëzit, pritet të shihet në testimet që do të bëhen së shpejti.
Një terapi gjenetike u ka zgjatur jetën minjve te të cilët është provuar ajo. Trajtimi i tillë ngadalëson pleqërinë dhe përmirëson shëndetin e kafshëve, ka ardhur në përfundim një studim i Qendrës Spanjolle për Hulumtime të Kancerit në Madrid (Spanish National Cancer Research Centre, Madrid“).
Shkencëtarët, me ndihmën e terapisë së gjeneve e kanë injektuar te minjtë enzimin Telomerase ose të ashtuquajtur “burimi i rinisë” në qelizat e minjve. Ky enzim frenon mplakjen e bartësve të trashëgimisë, kromozomeve.
Pas këtij trajtimi është kosntatuar se gjendja shëndetësore, kondicioni dhe jetëgjatësia e kafshëve janë përmirësuar në m¨üenyrë drastike, njofton organizata shkencore evropiane EMBO në Hiedelberg të Gjemranisë, në revistën e të cilës “Molecular Medicine” është publikuar studimi në fjalë.
Në rastet kur terapisë i janë nënshtruar minjtë e moshës një vjeçe, atyre u është zgjatur jeta për një të katërtën. Minjve dyvjeçarë të trajtuar nga kjo terapi u është zgjatur jeta për 13 për qind. krahas kësaj, kjo terapi nuk e ka shtuar rrezikun nga kanceri, siç ka ndodhur në disa eksperimente të mëhershme me kafshë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












