Lajme
Tërmet shkatërrimtar në Haiti, deri tani rreth 300 të vdekur
Tërmet me magnitudë 7.2 goditi Haitin, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha
Haiti duket si vend pas lufte dhe banorët janë të tmerruar. Tërmeti me magnitudë 7.2 goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, në perëndim të kryeqytetit të Haitit, Port-au-Prince.
Pas tërmetit të mëngjesit, 7.2 ballë Rihter, pati disa tërmete të tjera deri në 5 ballë.
Ndërkohë ka shkuar në 304 numri i viktima, ndërsa mbi 1,800 janë plagosur.
Qytete e fshatra të tëra janë rrafshuar, ndersa nuk kanë munguar as postgoditjet e tërmetit me magnitudë deri në 5.8 të shkallës rihter.
Situata është kaotike, ku Kryeministri i vendit, Ariel Henry, tha se ka mobilizuar një ekip për dhenien e ndihmës.
Sakaq, Presidenti amerikan, Joe Biden, ka autorizuar një “përgjigje të menjëhershme amerikane” për të ndihmuar Haitin dhe tha se USAID do të punojë për të mbështetur përpjekjet për të “vlerësuar dëmin dhe për të ndihmuar përpjekjet për të shëruar ata që u plagosën dhe ata që tani duhet të rindërtohen”.
Haiti ështe goditur dhe nga një tjetër termet i fuqishem në vitin 2010, dëmet e të cilit nuk janë rikuperuar akoma.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Die albanische Community als Brücke in einer multikulturellen Winterthur FDP-Stadtrat und Stadtpräsidiumskandidat Stefan Fritschi spricht über Integration, politische Teilhabe und die Rolle der albanischen Community... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Die albanische Community als Brücke in einer multikulturellen Winterthur FDP-Stadtrat und Stadtpräsidiumskandidat Stefan Fritschi spricht über Integration, politische Teilhabe und die Rolle der albanischen Community... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë












