Lajme
Tërmet në Shkup, panik tek qytetarët
Sot në ora 06:58, Shkupi dhe i tërë rajoni verilindor i Maqedonisë është goditur nga një tërmet i shkallës 4.4 sipas Rihterit. Epiqendra ishte 7 kilometra në verilindje të kryeqytetit
Një termet me 4.4 shkallë të Rihetrit ka goditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin e Maqedonisë- Shkupin, duke shkaktuar panik të madh tek qytetarët. Sipas Institutit për Sizmologji, epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Creshovë, 7 kilometra nga qendra e Shkupit.
Mund të ketë edhe disa tërmete të vogla që zakonisht ndodhin pas një tërmeti si ai që ndodhi në mëngjes me një magnitudë prej 4.4 gradë, deklarojnë zyrtarët nga ky institut, raporton Almakos.
Drejtori i institutit, Mihaill Garevski, thotë se nuk ka vend për panik, dhe shton se tërmeti i këtillë nuk mund të shkaktojë dëme, në qoftë se ndërtesat janë ndërtuar në përputhje me standardet.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











