Lajme
Tërmete me epiqendër në Greqi, ndjehen edhe në Shqipëri
Sipas Entit Sizmologjik Amerikan, tërmeti i orës 02:40 ishte me fuqi 5 ballë me epiqendër Rodotopion në Greqi, ndërsa menjëherë pas tij, në orën 2:48 është ndjerë një tjetër tërmet me fuqi 4.9 ballë
Mbrëmë vonë dhe në orët e para të ditës së sotme në Shqipërinë e jugut janë shënuar disa dridhje toke. Në vetëm disa orë është shënuar tërmeti i gjashtë në zonën kufiare të Greqisë me Shqipërinë, tërmete këto që janë ndjerë edhe në Tiranë.
Sipas Entit Sizmologjik Amerikan, tërmeti i orës 02:40 ishte me fuqi 5 ballë me epiqendër Rodotopion në Greqi, ndërsa menjëherë pas tij, në orën 2:48 është ndjerë një tjetër tërmet me fuqi 4.9 ballë.
Tërmeti i parë me magnitudë 5,3 ballë ka lëkundur Shqipërinë rreth ores 22:14.
I dyti, në orën 11:46 me fuqi 4.3 ballë, i treti në orën 1:06 me fuqi 4.4 ballë, ndërsa tërmeti i katërt në orën 2:09 me fuqi 4.9.
Gjysmë ore më vonë, në 02:40 u ndje tërmet me fuqi 5 ballë ndërsa në 2.48 një tjetër tërmet me fuqi 4.9 ballë.
Nga raportimet e para mësohet se tërmeti është ndjerë shumë në Gjirokastër, por është ndjerë edhe në Tiranë, Korçë dhe më gjerë, ndërkohë në Repelenë raportohet për dy shtëpi të shembura.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm










