Lajme
Tërnava i uron besimtarët për muajin e Ramazanit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në fjalimin e tij drejtuar besimtarëve mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, ka uruar që të gjithë besimtarët të kenë agjërim sa më të lehtë e të pranuar tek Zoti.
Më ketë rast tërnava ka bërë thirrje për paqe, dashuri, mëshirë e unitet. Ai ka thënë se muaji i Ramazanit është muaj i kultivimit të paqes, mëshirës, faljes e pendimit dhe si i tillë është një nga ibadetet, të cilin besimtarët e fesë islame e kryejnë për hir të Allahut.
Sipas myftiut Tërnava, një besimtar që i zbaton këto parime në jetën e tij, është njeri i sjellshëm, modest, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Kryetari i BIK-ut me këtë rast ka shtuar se edhe pas 12 vjetësh të mbarimit të luftës, Kosova po falë dëshmorë për realizimin e sovranitetit të plotë të saj, prandaj sipas tij tani më shumë se kurrë vendit i duhet uniteti, e përkushtimi për realizimin e të drejtës së tij të plotë.
Ramazani nisë nesër, më 1 gusht, sipas librit të shenjt të besimtarëve islam, Kuranit, i cili citon fjalët e Allahut, është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











