Shqipëria

TERRA-A AG bëhet pjesë e Forumit Ekonomik në Tiranë

Forumi Ekonomik organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me institucionet kryesore dhe rrjetin global të bizneseve të diasporës

Më 14 prill, në kuadër të Samitit të Diasporës 2026, Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell në Shqipëri një nga kompanitë më të avancuara në teknologjitë për eksplorimin inteligjent të burimeve natyrore dhe zgjidhjet për energjinë e së ardhmes.

Ekspertiza e Terra-A në fusha si analiza nëntokësore, menaxhimi i burimeve ujore dhe zhvillimi i energjisë së pastër hap perspektiva të reja për bashkëpunime konkrete dhe projekte inovative në vend, transmeton albinfo.ch.

Ky forum synon të shndërrohet në një hapësirë reale lidhjeje mes ideve, kapitalit dhe teknologjisë, duke fuqizuar rolin e diasporës në transformimin ekonomik të Shqipërisë.

Forumi Ekonomik organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me institucionet kryesore dhe rrjetin global të bizneseve të diasporës.

Shqipëria, gjithnjë e më shumë, në hartën e inovacionit dhe investimeve ndërkombëtare.