Kuriozitete
”Tesla” bllokon ndërtimin e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike në Gjermani
”Tesla” ka bllokuar procesin e gjatë të miratimit për fabrikën që prodhuesi i makinave elektrike amerikane po ndërton jashtë kryeqytetit gjerman, Berlin.
Në një njoftim të lëshuar dje, ”Tesla” tha se ”fabrika do të ndihmonte në luftimin e ngrohjes globale, duke përhapur lëvizshmërinë elektrike”, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
”Por, korniza e gjatë e miratimit gjerman ishte në kontrast të drejtpërdrejtë me urgjencën për të planifikuar dhe zbatuar projekte të tilla që janë të nevojshme për të luftuar ndryshimin e klimës”, tha prodhuesi.
Ishte “veçanërisht irrituese” për ”Tesla”-n që 16 muaj pas dorëzimit të aplikimit, ende nuk kishte ndonjë datë për lëshimin e miratimit përfundimtar.
“Problemi më i dukshëm”, argumentoi ”Tesla”, ”është se në procedurat dhe ligjet aktuale, projektet që luftojnë ndryshimin e klimës dhe ato që e përshpejtojnë atë, trajtohen në mënyrë të barabartë”.
Tesla po ndërton një gigafabrikë në Gruenheide, në periferi të Berlinit.
Ndërtimi deri më tani ka vazhduar falë lejeve të përkohshme, pasi një vendim përfundimtar nga landi i Brandenburgut është ende në pritje për shkak të ankesave nga grupet mjedisore dhe banorët lokalë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











