Lajme
Tesla Model 3, vetura më e shitur në Evropë së fundi
Nuk është dashur shumë kohë që veturat elektrike të marrin plotësisht primatin mbi modelet e veturave me naftë dhe atyre me benzinë.
Kështu gjatë shtatorit të këtij viti, në Evropë janë regjistruar 24.591 njësi të Tesla Model 3, e këtë sukses po e ndjekin edhe modelet tjera elektrike të markave të ndryshme.
Kjo është hera e parë në histori që veturat elektrike bëhen më të shitura në Evropë, por të njëjtën kohë hera e parë që bëhet fjalë për një veturë të prodhuar jashtë Bashkimit Evropian.
Tesla shiti 6.327 njësi të Model 3 më shumë në raport me Renault Clio, që u rendit në vendin e dytë si vetura më e shitur në Evropë gjatë shtatorit.
Gjithashtu Model 3 falë shitjes intensive të fushatës Tesla ka lëvizur nga vendi i 17-të sa i përket shitjes mujore të veturave në gusht, duke u pozicionuar në të parin gjatë shtatorit, ku shitja e 7.826 njësi mbërriti në 24.591 njësi të shitura.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











