Kuriozitete
Tesla tërheq 6 mijë automjete
Pjesë e tërheqjes janë makinat Model 3 të prodhuara nga viti 2019 deri më 2021 dhe Model Y nga 2020-a deri më 2021
Kompania amerikane e automjeteve, Tesla, po tërheq afro gjashtë mijë automjete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bulonat e kalibrit të frenave mund të jenë të lirshme.
Agjencia e lajmeve Reuters tregon se në bazë të dokumenteve të bëra publike, ky problem ka potencialin për të shkaktuar një humbje të presionit të gomave.
Pjesë e tërheqjes janë makinat Model 3 të prodhuara nga viti 2019 deri më 2021 dhe Model Y nga 2020-a deri më 2021.
Në një paraqitje të saj pranë Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të Autostradave (NHTSA) nuk kishte raporte të përplasjeve lidhur me çështjen dhe se Tesla do të inspektojë, shtrëngojë ose zëvendësojë bulonat e kalibrit në bazë të nevojës.
Sipas kompanisë, lirimi i bulonave mund të lejonte që kalibri i frenave të ndahet dhe të bjerë në kontakt me skajin e gomës, çka mund të shkaktojë një humbje të presionit të gomave në “rrethana shumë të rralla”.
Gjithashtu kompania ka shtuar se në “ngjarje që vështirë se ndodhin”, ku mund të ketë dëmtime të automjeteve nga një fiksues i lirë ose i zhdukur, do të mundësohet një rregullim përmes një tërheqjeje në pikën më të afërt të shërbimit për riparim.
NHTSA-ja ka thënë se në muajin dhjetor kompania e automjeteve elektrike u bë e vetëdijshme për një incident në terren që përfshinte një automjet Model Y të vitit 2021. Ai kishte mangësi në fiksimin e kalibrit të frenave të pasme në anën e shoferit.
Dhe, që asokohe Tesla ka ndërmarrë masa për të parandaluar lirimin e bulonave në procesin e montimit.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











