Autotech
Tesla zgjedh Berlinin për fabrikën e parë në Evropë
Ky vendim vjen pasi kompania e veturave elektrike, e cila ka investuar shumë në një fabrikë në Kinë, po përballet me rritje të konkurrencës
Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka thënë se Berlini do të jetë qyteti i parë evropian, ku prodhuesi i veturave elektrike do të ndërtojë fabrikë. Ky vendim është pjesë e planit për zgjerimin e rrjetit të fabrikave në tërë botën.
Përpos fabrikës, Musk tha se kompania e tij do të ndërtojë në kryeqytetin gjerman edhe një qendër për inxhinieri dhe dizajn të veturave. Më parë, Tesla kishte thënë se synon ta fillojë prodhimin e veturave në Evropë në vitin 2021.
Ky vendim vjen pasi kompania e veturave elektrike, e cila ka investuar shumë në një fabrikë në Kinë, po përballet me rritje të konkurrencës në tregun e këtij lloji të veturave për shkak të planeve të prodhuesve të tjerë për rritjen e investimeve në vetura me rrymë.
Shefi i Tesla-s e bëri të ditur këtë lajm gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve për vetura në Gjermani. “Të gjithë e dinë se inxhinieria gjermane është e jashtëzakonshme dhe kjo është njëra ndër arsyet që ne do ta ndërtojmë fabrikën në këtë vend”, tha ai.
Ai njoftoi se fabrika do të ndërtohet afër aeroportit të ri të Berlinit dhe në të fillimisht do të prodhohen veturat e modelit Y dhe bateritë për vetura.
Vendimi i kësaj kompanie për ndërtimin e fabrikës në Gjermani po vlerësohet edhe si rezultat i rritjes së kërkesës për vetura elektrike në Evropë. Përpos Evropës, Tesla ka investuar mjaft shumë edhe në Azi. Kompania i ka ndarë 2 miliardë dollarë për ndërtimin e fabrikës në Shanghai, shkruan “BBC”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










