Lajme
Zviceranët vërshojnë farmacitë gjermane, testet atje, 4 herë më lirë se në Zvicër
Gjithnjë e më shumë zviceranë po udhëtojnë përtej kufirit për në Gjermani për të bërë testin e koronës. Në Zvicër çmimi është deri 4 fish më i lartë
Siç dihet, që nga tetori, në Zvicër, kushdo që nuk është shëruar ose nuk është vaksinuar, duhet të sigurojë një test negativ të koronës, nëse dëshiron të shkojë në restorant, bar, kinema etj.
Ndërsa, duke filluar nga 11 tetori, koston për testet e shpejta të antigjenit duhet ta paguajë secili për vete.
Dhe kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë zviceranë po vrapojnë përtej kufirit, në Gjermani, për të siguruar testin e lirë të koronës. Përveç turizmit të zakonshëm të blerjeve, tashmë është zhvilluar një turizëm i vërtetë testues, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Dhe kjo nuk është për t`u habitur: dallimi i çmimeve është shumë madh, trasnmeton albinfo.ch. Ndërsa një test në Zvicër kushton rreth 50 franga, ai është dukshëm më i lirë në Gjermani.
Për shembull në qendrën e testimit Medix në Bad Säckingen, testi kushton pak më shumë se 11 franga (vlera në euro). Megjithatë, testi nuk është kudo kaq i lirë, as në Gjermani. Në pika të tjera, po në Gjermani, ndodh të kërkohen deri në 30 franga E megjithatë por që gjithsesi është më lirë se në Zvicër.
Farmacitë pranë kufirit në veçanti ndjejnë këtë lëvizje nga Zvicra, përcjell albinfo.ch. “Proporcioni i personave testues që banojnë në Zvicër është rritur në 60 për qind” thotë një punonjëse e farmacisë Black Forest në Bad Säckingen.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI Humb drejtimin në Torre, vdes një adoleshent... -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027












