Kosova
“Testimi i virgjërisë” pritet të cilësohet vepër penale në Kosovë
Konsiderohet se një gjë e tillë shkel të drejtat themelore të njeriut.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi ndrhshimet e kodit penal ku kërkimi i një testi virgjërie do të sanksionohet. Kjo pasi konsiderohet se një gjë e tillë shkel të drejtat themelore të njeriut.
“Po ashtu është parashikuar si vepër e re penale ‘testimi i virgjërisë’. Kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.
Përveç kësaj, me kodin e ri të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashikohet t’u ndalohet kandidimi në poste publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet. Gjithashtu, atyre do t’u ndalohet edhe marrja e patentës së shoferit.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












