Lajme
Tetë milionë euro më i “shkurtuar” buxheti për diplomacinë kosovare
Reduktimin për tetë milion euro më pak krahasuar me vitin paraprak, nuk e kanë pritur mirë përfaqësuesit e Kosovës në botë
Në vend që të rritet buxheti për ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë, ka ndodhur e kundërta. Për tetë milionë euro është shkurtuar buxheti për Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ).
Reduktimin për tetë milion euro më pak krahasuar me vitin paraprak, nuk e kanë pritur mirë përfaqësuesit e Kosovës në botë, njëri nga të cilët i ka thënë Zërit se ky buxhet doemos reflekton në punën e tyre, për faktin se mirëqenia sociale, kohën e fundit për shkak të refleksioneve financiare globale, është përkeqësuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Artan Behrami ka thënë se shkurtimet buxhetore nuk do të kenë asnjë ndikim negativ në punën e kësaj ministrie dhe institucioneve që veprojnë nën ombrellën e saj.
“Kjo nuk do të pengojë punën tonë, e as prioritetet tona që i kemi si ministri. Shkurtimet buxhetore kanë të bëjnë me investime kapitale, për të cilat në këtë fazë MPJ-ja nuk ka nevojë”, ka thënë Behrami.
Sipas tij, shkurtimet buxhetore kanë të bëjnë vetëm me vendimin për të mos ndarë më mjete për blerjen e godinave për ambasada.
Zvogëlime janë bërë edhe në të gjitha fushëveprimet e MPJ-së. Te mallrat dhe shërbimet buxheti është shkurtuar për më shumë se katër milionë euro, te shpenzimet kapitele një milion euro, ndërsa dyqind mijë euro do t’i kenë më pak shpenzimet komunale sesa në vitin 2010.
Megjithatë drejtuesit e MPJ-së janë kujdesur që diku të ketë rritje. Përjashtim është bërë vetëm te rrogat dhe mëditjet, ku sivjet mendohet të ketë mbi gjysmë milioni euro më shumë sesa vitin e kaluar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












