Bota
Tetë persona vdiqën në Alpe këtë fundjavë
Në tri aksidente të ndara kanë ndërruar jetë tetë alpinistë gjatë fundjavës, pesë prej tyre në Austri dhe tre në Itali
Tetë alpinistë malorë kanë vdekur në tri aksidente të ndryshme këtë fundjavë në Alpet Austriake dhe italiane, shkruan “time.com”.
Kryqi i Kuq Austriak ka bërë të ditur se pesë alpinistë malorë vdiqën në Alpet Austriake në Wildgerlostal, në malin Gabler, në lindje të Innsbruck, kurse një alpinist është lënduar rëndë, raporton agjencia austriake e lajmeve APA, përcjell albinfo.ch.
Të gjashtë alpinistët ishin rrokullisur kur ranë nga një lartësi prej 2 mijë metrave, derisa i mbijetuari i vetëm është marrë me një helikopter dhe u dërgua në spitalin e Salzburgut. Përkundër lëndimeve, gjendja e tij është e qëndrueshme, njoftoi publik “ORF”.
Kombësitë e alpinistëve nuk janë identifikuar akoma.
Ndërkohë, tre alpinistë italianë kanë vdekur gjatë fundjavës, dy prej të cilëve të dielën, pasi u rrëzuan nga një çarje në alpet italiane.
Njëri nga viktimat ishte shpëtuar fillimisht, por më pas ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve të marra. Të dy ishin pjesë e nëntë alpinistëve që ishin së bashku, derisa po ngjiteshin në Parkun e Brentos Ademello pranë Trentos në Italinë Veriore.
Të shtunën, një alpinist italian vdiq, pasi u godit nga gurët në Zonën Alpine Valtellina, në perëndim të Trentos, pranë kufirit me Zvicrën.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











