Maqedonia
Tetovë: Arrestohet anesteziologu që xhiroi pacientet në Gjinekologji
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut të premten pas mesnatës kanë arrestuar anesteziologun e Spitalit të Tetovës. Ai është arrestuar pas publikimit në rrjetin social TikTok të një video të grave që ndodheshin në Repartin e Gjinekologjisë, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjellë albinfo.ch.
Arrestimi i mjekut erdhi pas denoncimit që bëri drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Ai ka thënë se një veprim i tillë është i papranueshëm. “Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, përcjellë albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se anesteziologu (V.D) 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës. “Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë, përcjellë albinfo.ch.
Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin. “Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, është thënë në reagim, shkruan REL, përcjellë albinfo.ch.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve, raporton REL, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











