Lajme
Thaçi: Çështja e personave të pagjetur kërkon maturi e durim
Ai pohoi se edhe në dialogun me Serbinë ka kërkuar që çështja e të pagjeturve të kryhet me urgjencë
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur në Prishtinë ka organizuar konferencë ku është diskutuar për fatin e personave të pagjetur e në të cilën ka marrë pjesë edhe Presidenti, Hashim Thaçi i cili është kritikuar së fundi nga anëtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Thaçi ka thënë se politika nuk duhet të politizojë me fatin e të pagjeturve, transmeton albinfo.ch. Ai theksoi se është e papranueshme që tërë këto vite nuk është zbardhur fati i të pagjeturve.
“Kam qenë dhe mbetem i angazhuar që çështja e të pagjeturve të mbyllet shpejt dhe drejt. Personalisht do të angazhohem që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe të mbyllet ky kapitull. Është e kuptueshme dhimbja e familjeve që nuk dinë për të dashurit e tyre tash e dy dekada. Këta e kanë mbyllur dhimbjen dhe është e kuptueshme që nuk kanë forcë që të hapin përsëri, por këtë dhimbje e ndajmë të gjithë, e ndajmë përkushtimin për identifikimin dhe mbetjet e gjetura”, ka deklaruar Presidenti.
Ai pohoi se edhe në dialogun me Serbinë ka kërkuar që çështja e të pagjeturve të kryhet me urgjencë. Presidenti Thaçi me gjithatë nuk ka qëndruar në konferencë shumë kohë pasi ka mbaruar fjalimin e tij.
Ndërsa Chablise Stoner nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka ofruar mbështetje për zbardhjen e fatit e të pagjeturve. “Vetëm duke bashkëpunuar mund të arrijmë që të dimë të vërtetën në lidhje me atë që ka ndodhur”, është shprehur ajo.
Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkini ka ngritur pyetjen se si mund të ndodh në një vend të vogël si Kosova që çështja e të pagjeturve të ngec aq gjatë.
E Milorad Trifunovic, përfaqësues serb në Qendrën Burimore për Perona të Pagjetur ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që kanë varrosur të dashurit e tyre gjatë luftës që të pranojnë njerëzit që vijnë për të marrë një pikë gjaku nga ata për tu siguruar se ato varreza janë të familjarëve të tyre. Sipas tij, në atë periudhë, njerëzit janë varrosur në mënyrë klasike dhe pa u marrë analizat e ADN-së.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












