Lajme
Thaçi: doganierët tanë janë vendosur në veri
Kryeministri Thaçi ka thënë se në pikat 1 dhe 31 janë vendosur doganierë kosovarë, përfaqësues të EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka konfirmuar se plani operacional për rikthimin në funksion të pikave doganore 1 dh 31 ka përfunduar me sukses. Ai ka thënë se atje janë vendosur doganierë kosovarë përfaqësues të EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it, njofton indeksonline.net.
Thaçi ka folur edhe për bllokimin e rrugëve që kanë bërë serbët, ndërsa potencoi se kjo nuk është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Ai nuk dha ndonjë detaj se cilët do të jenë hapat e ardhshëm pas vendosjes në pikat kufitare.
Partia më e madhe opozitare, LDK, ka dalë në mbështetje të veprimeve të sotme të qeverisë së Kosovës dhe të faktorit ndërkombëtar drejt vendosjes së rendit në veri.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të pranisë ndërkombëtare, për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga këto institucione që veprimet të jenë të kooordinuara mirë dhe të shoqëruara me vendosmëri. LDK i konsideron veprimet e sotme si veprime fillestare për të vënë rend dhe rregull në Veri.”, thuhet në një njoftim për medie të dërguar nga LDK. .
Ndërkohë, fuqia e dytë opotzitare, Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













