Lajme
Thaçi e Daçiq raportojnë në KS
Këshillim i Sigurimit të martën diskuton për situatën në Kosovë. Kjo është hera e parë të raportojnë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të martën në Nju Jork diskuton për zhvillimet tre mujore në Kosovë, ndërsa para anëtarëve të KS do të paraqiten me raportet e tyre, shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ndërsa në raportin e sekretarit Ban Ki mono, thuhet se gjatë periudhës 16 prill – 15 korrik 2012, është vërejtur një ngecje te theksuar e dialogut Prishtinë-Beograd, që ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi dhe periudha e formimit të qeverisë atje. Po ashtu në raportin e Ban Ki moon-it, janë përmendur mangësitë në zbatimit e ligjit në veri dhe dominimin e Partisë Demokratike të Serbisë dhe Partisë Progresive, mbi strukturat lokale serbe. “Tensionet shpërthyen kur KFOR-i ishte përpjekur ta largojë bllokadën e rrugës në komunën e Zveçanit. Protestuesit lokalë dhunshëm u konfrontuan me KFOR-in, i cili u përgjigj me forcë. Rrjedhimisht, dy ushtarë të KFOR-it dhe pesë serbë të Kosovës morën plagë nga të shtënat”, thotë Ban në raportin e tij. Që nga instalimi i misionit të OKB-së në Kosovë, Këshilli i Sigurimit në bazë të Rezolutës 12 44 ka mbajtur mbledhje për Kosovën, në të cilën është raportuar nga shefi i UNMIK-ut dhe ministri serb i Punëve të Jashtme. Kjo praktikë ka vazhduar disa vite, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë, në KS ka raportuar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës. Kjo është hera e parë që në Këshillin e Sigurimit raportojnë kryeministrat. Raportimi për zhvillimet në Kosovë në KS të OKB-së do të hiqet, pasi Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












