Thaçi e quan “goebelsiane” qasjen e Martyt ndaj tij
Thaçi ka thënë për "Tages Anzeiger" se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike e politike për të luftuar raportin e Martyt
Në një intervistë të botuar sot në gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi u është përgjigjur pyetjeve që kryesisht kanë të bëjnë me akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty lidhur me “tregtinë me organe”.
Duke mohuar kategorikisht çfarëdo implikimi të tij dhe të UCK-së në veprimet të cilat ia ngarkon Marty, Thaçi e akuzon atë për metodat e tij “goebelsiane”. Sipas Thaçit, Marty ka një histori të hershme të armiqësisë me Kosovën.
Ai ka qenë kundër të gjitha aksioneve të perëndimit për dhënien fund të diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti serb, kundër sulmeve ajrore të NATO-s, e pastaj edhe kundër pavarësimit të Kosovës. Kështu “Marty është vënë në shërbim të politikës serbomadhe”.
Pyetjes rreth kërkesave të disa parlamentarëve zviceranë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Zvicra, Thaçi i përgjigjet se “Kosova është njohur nga vendet më të rëndësishme demokratike të botës dhe Zvicra me njohjen e pavarësisë së Kosovës ndodhet në një shoqëri ekselente.
Ne jemi të vendosur për të mbështetur integrimin e kosovarëve atje dhe për të përmirësuar kështu imazhin e tyre.
Kryeministri në dorëheqje mohon të ketë pasur ndonjëherë ndalim për të hyrë në Zvicër, siç është thënë ditëve të fundit në mediet zvicerane. Ai thotë se për të ekziston një fletarrest serb por i cili injorohet nga shtetet perëndimore, e edhe nga Zvicra, të cilën ai thotë se e ka vizituar disa herë viteve të fundit.
Raportit të Marty-t, sipas Thaçit i mungojnë faktet dhe provat. Ai raport është hakmarrje politike e Marty-t. Kështu, Marty, sipas tij ka bërë “shpifje për tërë popullin shqiptar dhe është munduar të kriminalizojë luftën tonë për liri kundër politikave shtypëse të Serbisë”.
Thaçi, në intervistën dhënë gazetës “Tages Anzeiger” ka thënë se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike dhe politike për të luftuar kundër raportit të Dick Marty-t.
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës mohon të ketë pasur ndonjë llogari bankare në Zvicër, përveç në kohën kur ka studiuar në Cyrih në fund të viteve 90.
Akuzat mbi të ashtuquajturat llogari bankare në Zvicër rrjedhin nga shtypi i verdhë serb që po zhvillon fushatë të ndytë kundër Kosovës, ka thënë kryeministri dhe ka shtuar: “është për keqardhje që mediet në Zvicër po bien në kurthin e kësaj propagande”.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë










