Lajme
Thaçi inkurajon bizneset zvicerane
Ai inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve nga Gjeneva për mundësitë e krijimit të partneritetit të qëndrueshëm me bizneset kosovare
Kryeministri i Kosovë, Hashim Thaçi iu bëri thirrje investitorëve zviceranë për të ardhur për të investuar në Kosovë, duke i garantuar ata se Kosva është vend i mundësive të hapura dhe se investimet janë të garantuara. Ai po ashtu inkurajoi përfaqësuesi e bizneseve nga Gjeneva për mundësitë e krijimit të partneritetit të qëndrueshëm me bizneset kosovare.
Këto komente kryeministri kosovar i bërë në një drekë pune që zhvilloi me komunitetin e biznesit të Gjenevë. Thaçi pas disa vitesh, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër, ku para luftës në Kosovës, bashkë me disa bashkëluftëtarë të tjerë qëndroi disa vjet si refugjat politik. Thaçi në këtë rast vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Zvicrës.Në vazhdim të takimit, kryeministri Thaçi prezantoi të arriturat e Republikës së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Një nga objektivat kryesore të Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve. Në këtë drejtim, Qeveria që udhëheq unë ka hartuar Vizionin për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik të Kosovës, vizion ky i avancuar dhe i bazuar në vlerat më të mira evropiane të ekonomisë së lirë të tregut”, tha Thaçi.
Me qëllim të implementimit të këtij vizioni, Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas tij, një nga shtyllat kryesore ka thithjen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë. “Në këtë kuadër Qeveria ka bërë reforma të rëndësishme për të krijuar një ambient të favorshëm për investime ndërkombëtare në Kosovë”, tha kryeministri kosovar.Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Gjenevë, u shprehën të kënaqur me takimin me Kryeministrin Thaçi dhe theksuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës.
Sipas një kumtese lëshuar nga Kryeministri, përfaqësuesit e bizneseve të Gjenevës kanë thënë se nga kryeministrin Thaçi kanë marrë informacione të rëndësishme për mundësitë e favorshme për investime ndërkombëtare në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, ata premtuan se do t’i shohin të gjitha mundësitë për të investuar në Republikën e Kosovës.Në takimin me komunitetin e biznesit në Gjenevë, Kryeministri Thaçi ishte i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, nga zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme, Petrit Selimi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












