Lajme
Thaçi kërkon fillimin e hetimeve pas akuzave të Martyt
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi edhe zyrtarisht ka kërkuar nisjen e hetimeve rreth akuzave të Dick Martyt. Në një letër që ia ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thaçi shpreh gatishmërinë e tij për të ndihmuar në këtë proces. Për këtë çështje, Thaçi pret dritën jeshile të Brukselit. Thaçi thotë se hetimet duhet t’i kryejë EULEX.
Në një letër dërguar Thorbjorn Jagland, sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thaçi u ka bërë thirrje “të gjitha autoriteteve kompetente, në veçanti EULEX-it, që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur”.
Në letrën e cila mban datën 13 janar, të cilën e ka siguruar gazeta Express, kryeministri Thaçi kërkon hapjen e hetimeve rreth akuzave të Martyt.
“Po ju shkruaj këtë letër si përgjigje ndaj raportit të Asamblesë mbi ‘Trajtimin Johuman të Njerëzve dhe Trafikimin Ilegal të Organeve Njerëzore në Kosovë’ të përgatitur nga raportuesi i Asamblesë, senatori Dick Marty. Duke pasur parasysh se draft-raporti përmban një numër të akuzave serioze, unë besoj se këto pohime nuk duhet të mbeten pa përgjigje. Për këtë arsye, si qenie njerëzore dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës, shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje të gjitha autoriteteve kompetente, në veçanti EULEX-it, të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur”, ka shkruar Thaçi.
Kryeministri në largim ka ofruar bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës kur të bëhen hetimet. “Për më tepër, unë fuqishëm ofroj të gjitha garancitë se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë plotësisht në lidhje me hetimet e udhëhequra nga EULEX-i rreth këtyre pohimeve”, vazhdon letra.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












