Lajme
Thaçi: Kontrolli në veri i ka dhënë kuptim perspektivës evropiane
"Nuk janë barrikadat perspektivë, por rendi, ligji dhe lëvizja e lirë e njerëzve", thotë Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se marrja nën kontroll e kufirit Kosovë-Serbi, përkatësisht pikat 1 dhe 31, i kanë dhënë kuptim perspektivës evropiane të Republikës së Kosovës.
Ai ka njoftuar se ka filluar largimi i disa barrikadave të vendosura nga strukturat kriminale në veri, përderisa ka thënë se nuk janë barrikadat perspektivë, por rendi, ligji dhe lëvizja e lirë e njerëzve.
Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova sikur të gjitha vendet e rajonit e ka objektiv integrimin evropian, por paraprakisht sikur secili shtet në rajon edhe Kosova duhet ta ketë të qartë integritetin territorial.
Sipas tij vendimet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri janë në përputhshmëri me ligjet vendore e dokumentet ndërkombëtare.
Ndërkaq zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka folur për rezultatet që ka sjell masa e reciprocitetit. Ajo ka theksuar se nga shënimet që vijnë nga asociacionet e biznesit vërehen trende pozitive nga masa e reciprocitetit, të cilat po reflektohen sidomos në sektorin e prodhimit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










