Lajme
Thaçi, mirënjohës për ndihmën zvicerane
Kryeministri Thaçi e ka falënderuar presidentin e Zvicrës, Burkhalter për mbështetjen e shtetit zviceran për Kosovën në të gjitha periudhat
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, njëkohësisht kryesues i OSBE-se, Didier Burkhalter gjatë vizitën ë Prishtinë, ka takuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi me të cilin ka biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë dhe rolin që Zvicra ka dhënë në demokratizmin e vendit.
Sipas një komunikate për media, në takimin ndërmjet dy liderëve, është biseduar edhe për zhvillimet aktuale politike, për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Zvicrës dhe për rolin dhe mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në demokratizimin e vendit.
Kryeministri Thaçi e ka falënderuar presidentin e Zvicrës, Burkhalter për mbështetjen e shtetit zviceran për Kosovën në të gjitha periudhat.
Gjatë takimit, siç thuhet më tej, kryeministri Thaçi, ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e OSBE-së në Kosovë në demokratizimin e vendit, me theks të veçantë rolin në organizimin dhe fasilitimin e procesit zgjedhor, që nga periudha e pasluftës dhe në vazhdimësi.
Shefi i qeverisë kosovare ka theksuar përkushtimin e tij dhe të qeverisë që drejton në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












