Lajme
Thaçi nuk e bindë Pacollin, që të mos bëjë pengesa në miratimin e ligjeve të privatizimit
Kryeministri Hashim Thaçi, ende nuk e ka bindë Behgjet Pacollin, që të mos bëjë pengesa në miratimin e ligjeve të privatizimit që janë duke u shqyrtuar nëpër komisionet funksionale parlamentare, shkuan Koha Ditore.
Zyrtarë të lartë të Aleancës Kosova e Re kanë ripërsëritur të se nuk do ta votojnë Ligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, atë për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara, në rast se këto ligje nuk harmonizohen me konceptet e tyre për privatizim.
Deputetët e Koalicionit për Kosovë të Re i kanë përgatitur propozimamendamentet për secilin nga këto ligje dhe tash presin që ato të mbështeten edhe nga kolegët e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ne i kemi përgatitur amendamentet dhe, nëse ato nuk kalojnë, ne nuk do ta votojmë asnjërin nga këto ligje”, ka thënë shefja e Grupit parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Myzejene Selmani.
Ajo e ka cilësuar krejtësisht normale kundërshtimin e ligjeve në fjalë, edhe pse ato janë të sponsorizuara nga Qeveria, pjesë e së cilës është vetë KKR-ja.
Sipas saj edhe pse janë në Qeveri, nuk do të thotë që duhet të pajtohen për të gjitha gjërat me partnerin e madh të koalicionit.
Deputetët e KKR-së janë duke kërkuar që brenda Ligjit për AKP-në të futet partneriteti publiko-privat për objektet dhe pasuritë e rëndësishme, siç janë minierat, ndërmarrjet e paprivatizuara të Gjakovës, si dhe tokat e ndryshme.
Ata pretendojnë që përmes këtij modeli, pjesa publike do të arrinte ta ruante 30 përqindëshin e pronësisë, ndërkohë që investitori privat do ta merrte pjesën tjetër.
Gjithashtu deputetët e këtij kolaicioni, kanë një qasje tjetër edhe për Fondin e privatizimit, i cili prej se është krijuar nuk është shfrytëzuar asnjëherë për realizimin e ndonjë projekti për zhvillim ekonomik të vendit.
Ekspertët e ekonomisë brenda KKR-së, sipas Selmanit, kanë propozuar që mjetet që dalin nga privatizimi të derdhen në Fondin për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











