Kosova
Thaçi para nisjes në Berlin: Nuk pranojmë dialog të kushtëzuar
Pak para nisjes për në Samitin e Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media në aeroportin e Prishtinës.
Thaçi ka thënë se Kosova po shkon me qëndrime të qarta, e këtë e ka vlerësuar mundësi të mirë që të hapen perspektiva të reja për të ardhmen europiane të rajonit, shkruan albinfo.ch.
“Shteti i Kosovës po shkon me qëndrime shumë të qarta, ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin dhe shpresojmë dhe besojmë që edhe kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, do të jenë të qartë në mbështetje për Kosovën, sa i përket liberalizimit të vizave. Përndryshe do të jetë një zhgënjim i qytetarëve të Kosovës për këtë padrejtësi dhe ndëshkim që mund t’i ndodhë qytetarëve të vendit edhe nga ky samit”, ka thënë Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka përsëritur se Kosova është e hapur për dialog, por pa kushtëzime nga Serbia.
“Theksoj se edhe sa i përket mundësisë së vazhdimit të dialogut, Kosova është shumë e qart, është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, një marrëveshje që hap perspektivë për fqinjësi të mirë e njohje reciproke, por në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë dialog të kushtëzuar nga Serbia”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu, Thaçi ka thënë se pret nga organizatorët e takimit që ta dënojnë gjenocidin serb në Kosovë.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













