Lajme
Thaçi pas gjashtë muajve sjellë njohjen e parë
Antigua dhe Barbuda është shteti i radhës që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke çuar në 109 numrin e shteteve që e kanë njohur realitetin evropian
Antigua dhe Barbuda është shteti i radhës që ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Notën verbale të njohjes e ka pranuar zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nga homologu i tijm Charles Fernandez që njëherit është edhe ministër i Tregtisë Ndërkombëtare.
Në notën verbale thuhet se Antigua dhe Barbuda e përshëndetë progresin e shënuar në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kontribuon për të mirën e të dy vendeve, dhe se këto bisedime do të ndikojnë në masë të madhe në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Antigua dhe Barbuda e përgëzojnë Kosovën për përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike të mbështetur në parimet e të drejtave të barabarta, drejtësisë dhe paqes dhe se e mirëpret bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.
Në pesë vitet e fundit, zëvendëskryeministri i parë Thaçi ka zhvilluar takime të vazhdueshme me ish-kryeministrin e Antigua dhe Barbuda, Winston Baldwin Spencer, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Njohja nga Antigua dhe Barbuda vjen në një periudhë kur shumica e shteteve anëtare të OKB-së tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe fokusi i diplomacisë kosovare eshte tek anëtarësimi ne organizata ndërkombëtare”, thuhet në ministrin e Jashtme. .
Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj, që ndodhen ndërmjet Detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik, në kuadër të Komonuellthit të Kombeve. Ky shtet bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve, ka 81mijë banorë me kryeqytet Saint John’s. Kjo njohje e çon në 109 numrin e shteteve që e kanë njohur realitetin evropian.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo morra njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur”, ka shkruar Hashim Thaçi në facebook. Kjpo është njogja e parë e Hashim Thaëit, prej që ky është emruar ministër i jashtëm, tash e gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













