Kosova
Thaçi thotë se u ekzagjerua debati për Gjykatën Speciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme është në fuqi, ndërsa i quajti të panevojshme, siç tha ai, teprimet rreth kësaj çështjeje, duke krijuar një panik te qytetarët e vendit.
“Realisht Kosova as ka qenë, as është e as do të jetë ndonjëherë kundër sistemit të drejtësisë. Kosova ka dëshmuar bashkëpunimin më të mirë prej të gjitha vendeve të ish-Jugosllavisë me Tribunalin e Hagës, duke u dorëzuar vullnetarisht në akuzat e para që kanë ndodhur, edhe pse janë dëshmuar përsëri si të pafajshëm të gjithë të akuzuarit.
Prandaj, edhe sot Kosova nuk është kundër sistemit të drejtësisë, nuk është për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë; tash opinionet e paraqitura nëpër debate duhen kuptuar si frymë e demokracisë, si debat i brendshëm dhe si opinione të shprehura prej kujdo qoftë. Edhe opinionet negative që kanë qenë edhe kundërshtuese, edhe armiqësore të vitit 2015, i kam kuptuar dhe respektuar si debat demokratik.
Prandaj edhe sot opinionet që paraqiten prej deputetëve janë opinione të njerëzve të zgjedhur, legjitimë dhe përfaqësues të popullit, proceduralisht të rregullta, ligjore dhe kushtetuese; mendoj se ka një qasje të ekzagjerimit të opinionit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës, sepse po ky parlament edhe në vitin 2015 e ka miratuar”, ka thënë ai në një intervistë me Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
I pyetur nëse është i gatshëm të nënshkruante nëse Parlamenti i Kosovës voton kundër Gjykatës së Posaçme, Thaçi ka thënë do të bënte shkelje kushtetuese nëse nuk do ta nënshkruante.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












