Kosova
Thaçi vendosi të shtyhen zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës
Thaçi merr vendim
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për shtyrjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës në Podujevë, pas pranimit të rekomandimit nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
“Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, nr. 47, 25 janar 2009), nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës (GZ, nr. 32, 15 qershor 2008), si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 14 mars 2020, Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës”.
“Data e zgjedhjeve do të përcaktohet më vonë, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike dhe pas pranimit të vlerësimit se do të jetë e sigurt që të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%












