Lajme
Thatësira më e keqe në 500 vjet, KE analizon me shqetësim situatën
Liqeni Brenets, i ndodhur në kufirin franko-zviceran është shembull i thatësirës së ashpër në Evropë. Ai u shfaq mbi 12 mijë vjet më parë, në masivin nënalpin të Jurës dhe ishte rreth 18 metra i thellë, por këtë verë ai thuajse është zhdukur tërësisht.
Në Bruksel, pasojat e shumëfishta të verës së nxehtë po analizohen me shqetësim.
“Buletini i fundit mbi korrjet vë në dukje se moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë në pjesët dërrmuese të Evropës vazhdon të reduktojë parashikimet për rendimentin nga kulturat e stinës. Sipas shkencëtarëve të Komisionit, moti pritet të mbetet i ngrohtë dhe më i thatë se zakonisht në rajonin e Mesdheut perëndimor deri në nëntor. Thatësira aktuale është më e keqja e 500 viteve të fundit,” – u shpreh Johannes Bahrke, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Por thatësira nuk ka të bëjë vetëm me korrjet. Qytete dhe fshatra të shumta evropiane, si Lë Bushet San Nikol, në jug-lindje të Francës, kanë probleme me furnizimin me ujë dhe bazohen tek shpërndarja me autobot.
“Një mëngjes nuk kishte fare ujë. Për hotelin dhe klientët e barit përdorëm ujë me shishe, në mënyrë që ata të lanin dhëmbët dhe të mund të bënin kafenë,” – tregoi Fabien Rochedy, pronar i një hoteli.
Niveli i ulët i liqeneve dhe lumenjve po shkakton probleme serioze ambientale, me vdekshmëri të lartë të peshqve dhe duke penguar transportin ujor.
Gjithashtu, pyjet dhe fushat e Evropës po vuajnë pasojat e të nxehtit dhe thatësirës duke u përballur me zjarre të shpeshta. Sipas Observatorit Evropian të Thatësirës, 47% e territorit është ende në kushte të rënda, ndërsa 17% në gjendje alarmante. /Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











