Lajme
“The Guardian”: Vizitoni Shqipërinë
"The Guardian", si destinacion për pushime në vitin 2012, rekomandon edhe Butrintin e Shqipërisë
Turizmi shqiptar po zë gjithnjë e më shumë vend në faqet e shtypit britanik. Gazeta prestigjoze “The Guardian”, duke shkruar për destinacionet për pushime në vitin 2012, u rekomandon lexuseve përveç Parisit, Bazilikatës në Itali, Vjenës apo Guimaraeshit në Portugali, edhe Butrintin në Shqipëri.
Pasi njofton se nga fundi i marsit turistet britanik mund të udhtojnë dy herë në javë me linjen e njohur britanike low-cost “Easyjet” në Korfuz, “The Guardian” shkruan se ishulli grek përbën portën drejt Butritit vetem pak kilometra përtej detit në bregdetin shqiptar.
Një vend turistik tashmë pjesë e trashegimisë botërore të UNESCO-s, “The Guardian” shkruan se Butrinti është në zemër të parkut kombetar dhe rrënojave të qytetit romak 2500-vjeçar, qe sic e cilëson gazeta e madhe britanike është një nga qendrat më të mëdha evropiane e më pak të vizituara arkeologjike me një tempull të mrekullueshem greko-romak.
Gazeta jep dhe hollësitë e udhetimit dhe oraret për turistet poteciale britanikë nga Korfuzi drejt Sarades. Ndërkohë, edhe në media të tjera anglosaksone botohen sugjerime për destiancionet që duhen parë patjetër gjatë 2012 dhe mes tyre renditin rivieren shqiptare.
Së fundmi, ne Lonëer u zhvillua edhe panairi botëror i turizimit, event qe ka ndikimin e vet në promovimin e atraksioneve turistike të Shqipërisë, kësaj industrie vitale te ekonomisë.
Por ato që mungojnë janeë reklamat turistike qoftë në mediat vizive apo edhe metro apo në mjetet e transportit publik, siç bëjnë Mali i Zi, Turqia apo Kroacia në një garë për te konkuruar në një treg gjithnjë e me agresive. Pa harruar hapjen linjave britnaike low-cost britanike, pavaresisht specifikave që lidhen me marrëveshjet koncensionare për aeroprotin e vetëm të Shqipërisë.
Sterlina e fortë dhe pasioni i njohur i pushuesve britanik, aq me tepër në kushtet e krizës ne Eurozonës, duhet të jenë një arsye më shumë për të synuar thithjen e këtij tregu masiv si ai britanik nga një vend shumë i panjohur dhe i viziutar si Shqipëria. /Albinfo.ch& Top-channel/
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025











