Lajme
“The New York Times” “i jep” fitoren Donald Trumpit
Në shtetin i cili besohet se mban çelësin e fitores së njërit apo tjetrit kandidat, në Pensilvani, veçse ka nisur tatpjeta e kandidates demokrate, Kamala Harris, ku rezultati është kthyer përmbys në favor të republikanit Donald Trump.
Me përmbysjen në Pensilvani, gjasat që Trump të zgjidhet President për të dytën herë duken tejet reale.
New York Times, gazeta prestigjioze amerikane, i ka dhënë ish-presidentit një shans prej 89 për qind për të fituar zgjedhjet.
Aktualisht sytë e mbarë amerikanëve – dhe botës – janë përqendruar te Pensilvania, i cili llogaritet si një shtet prej më të rëndësishmëve nga shtatë “swing states” që përcakton fituesin zgjedhor.
Me të nisur numërimet e votimeve, Harris po kryesonte bindshëm derisa trendi nisi të ndërrojë krejt në favor të Donald Trump.
Në katër prej shteteve kyçe të tjera, në një po kryeson Harris e në tri të tjera Trump.
Në Michigan prin Harris ngushtë, ndërsa Trump bindshëm në Xhorxhia dhe Karolinë të Veriut, ndërsa prin ngushtë në Wisconsin.
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan Donald Trump është “gjithnjë e më shumë optimist”, raportoi CNN nga vështrimet e mediumit në Mar-a-Lago, ku ekipi republikan po përcjell rezultatet.
“Ky optimizëm është rritur nga rezultatet në Virxhinia dhe Iowa, të cilat dukej se ishin të gabuara me një sondazh që ua tronditi fushatën të shtunën mbrëma.
Qendra e kongresit të Trump po brohorit me zë të lartë me çdo thirrje në favor të tij dhe disa pjesëmarrës në festë nga eventi Mar-a-Lago në Florida kanë filluar gëzimin.
Mbetet për t’u parë nëse – dhe kur – do të vijë Trump”.
Nga ana tjetër, ekipi i fushatës së Harris tha se gara nuk do të jetë e qartë deri në orët e para të mëngjesit, kur disa shtete të ashtuquajturit “muri blur”, përfshirë Wisconsin dhe Michigan, të ndajnë të dhëna më të plota për votuesit.
Megjithatë, sipas vlerësimeve të New York Times, me rezultatet aktuale “gara po anon drejt Trumpit”.
Trump është favorit i qartë.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










