Muzikë
The Sun: Të hyrat vjetore të Dua Lipës, mbi 20 milionë euro
Dua Lipa tashmë edhe botërisht është artistja më e nominuar e dy vjetëve të fundit, që ka bërë një “bum” të madh në skenën botërore të muzikës. Në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop – dhe kjo para se ajo të largohet me disa çmime të tjera që potencialisht mund t’i fitojë në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve britanike, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin ‘Future Nostalgia’, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.
Pa dyshim që Dua gjithashtu ka fituar shuma të mëdha, me dokumente të reja këtë javë të cilat zbulojnë se ajo ka një pasuri të madhe prej 20 milionë funtesh (23.5 milionë euro) të hyra vjetore, shkruan The Sun.
Por marsin e kaluar, me krizën e COVID që po afrohej ndërsa albumi i saj kryevepër po përgatitej për publikim, gjërat mund të kishin punuar në mënyrë dramatike ndryshe.
Siç zbuloi më vonë vet Dua, menaxherët e saj madje konsideruan tërheqjen e albumit, siç kanë bërë shumë yje të tjerë të famshëm, duke ulur humbjet e tyre pasi industria e muzikës live u detyrua të bënte një “pauzë” për shkak të pandemisë.
Por Dua dhe menaxhmenti i saj rrezikuan, dhe kështu vendosën ta publikojnë albumin ‘ Future Nostalgia’ edhe pse në kohë pandemie. Albumi ka përbrenda hitet e mëdha si: “Physical”, “Don’t Start Now”, “Levitating”, “Break My Heart” etj.
Një punonjës i kompanisë Warner Records u shpreh javën e kaluar duke thënë: “Ideja që ne do të kishim kopje fizike të ulura në dhomat e dyqaneve në të gjithë Amerikën. . . do të ishte e pamundur të rregullohej një datë e ardhshme dhe të mbahej albumi, dhe gjithsesi po dilte, kështu që ne thamë: ‘Ne duhet të bëjmë diçka’”.
Dua më vonë shtoi: “Do të gënjeja nëse do të thosha se ishte plotësisht mirë dhe isha kaq e gatshme për gjithçka që do të ndodhte”.
“Pa dyshim që isha e frikësuar, sepse gjithmonë ekziston ajo pasiguria. E shpjegova pikërisht kur izolimi po ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte kaq shumë pasiguri dhe vuajtje, ishte një kohë shumë konfuze”, tha Dua.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














