Shqipëria
“The Sydney Morning Herald”: Shqipëria, mes 12 vendeve mesdhetare më të mahnitshme
Ndërsa shumë destinacione janë gjerësisht të njohura, disa të tjera, të vendosura në mes të Evropës, ofrojnë atraksione jashtëzakonisht magjepsëse dhe të pazbuluara.
Pa dyshim se Shqipëria është një shembull i mrekullueshëm. Këtu ndodhen me dhjetëra destinacione të shkëlqyera, ku udhëtarët e zakonshëm mund të përjetojnë frymën e aventurës dhe të zbulojnë vende pothuajse të panjohura.
Pse duhet të vizitoni Shqipërinë?
Shqipëria është shfaqur si një destinacion në trend, me një stil jetese mesdhetare dhe me një numër në rritje vizitorësh (45 për qind më pak se Greqia apo Kroacia).
Kjo pikë e re e nxehtë e pushimeve ndodhet në vijën bregdetare të Adriatikut, dhe në një brendësi tepër të thyer mund të eksploroni kështjella mesjetare, rrënojat e lashta të stilit grek dhe romak.
“Lonely Planet” e renditi atë në listën e “destinacioneve më të mira për udhëtime më 2023”.
Adhuruesit e historisë dhe peizazheve mund të vizitojnë Alpet Shqiptare, qytetet më të bukura të vjetra, si Korça dhe Gjirokastra dhe liqenin e Ohrit.
Kini parasysh që europiano-veriorët kanë filluar të pushtojnë Rivierën Shqiptare rreth Sarandës.
Porto Palermo është gjithashtu një alternativë relaksuese për të shijuar vendpushimet në Mesdhe.
Mos e humbisni Butrintin, një qytet antik në një gadishull të bukur në liqenin e Butrintit, me pamje nga deti Jon.
Monumentet e shpërndara datojnë 2500 vjet më parë dhe përfshijnë një teatër të stilit grek, mozaikë romakë, kështjellën veneciane dhe rrënojat atmosferike të një forumi dhe bazilika.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











