CH-Ballkani

Thellohet bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes Kosovës dhe Maqedonisë

Ministrat e Shëndetësisë në Maqedoni dhe Kosovës janë takuar në Shkup, ku temë e bisedimeve kanë qenë thellimi i bashkëpunimit.

Siç bëjnë të ditur nga dikasteri i shëndetësisë, ministri i Kosovës, Uran Ismaili ka shprehur falenderim të madh për takimin me ministrin maqedonas Venko Filipçe dhe mundësinë e bashkëpunimit si dhe mënyrën se si funksionon projekti “Termini im” në vend, çmimi i barnave dhe mundësinë e edukimit të kuadrove.

Takimi zyrtarë ka vazhduar edhe me vizitat në klinikën universitare për onkologji dhe radioterapi, në neurokirurgji dhe klinikën e pediatrisë.