Kosova
Themelohet Komiteti Monitorues për Marrëveshjen e normalizimit Kosovë-Serbi
Të martën Bashkimi Evropian tha se është formuar Komiteti i Përbashkët Monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Komiteti i Përbashkët i Monitorimit do të kryesohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet, Miroslav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel, Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviç, shkruan Zëri i Amerikës.
Sipas njoftimit të BE-së, komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura pas takimit të parë që pritet të zhvillohet pas takimit në nivel të lartë të negociatorëve më 2 maj, shkruan Zëri i Amerikës.
Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër arritën marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve dhe dakordim për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Brenda 30 ditëve palët u obliguan të formojnë edhe Komitetin e Përbashkët Monitorues të zbatimit të aneksit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër Edhe pse rastet e kancerit po rriten, specialisti zviceran i onkologjisë, Roger von Moos, shprehet optimist:... -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë














