Lajme
Themelohet njësiti ILECU në kuadër të policisë
Është themeluar Njësiti për Koordinim Ndërkombëtar për Zbatim të Ligjit – ILECU, në kuadër të Policisë së Kosovës. Ministri i Brendshwm, Bajram Rexhepi, ka vlerësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si çelësin kryesor për luftimin e krimit të organizuar.
Rexhepi, tha se marrëveshjet e shumta të nënshkruara për bashkëpunim me shtete të rajonit dhe të Evropës po japin rezultatet e pritura, ndërsa ka garantuar për mbështetjen e qeverisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Austriake, Herbert Anderl, është shprehur i kënaqur që rrjeti i ILEC-ut, është zgjeruar edhe në Kosovë. “Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informacioneve, është lufta më e madhe që mund të bëjmë kundër krimit të organizuar”, ka thënë Anderl.
Për themelimin e këtij njësiti në Kosovë, Drejtori i Policisë, Reshat Maliqi, tha se është benefit për të gjitha institucionet dhe agjencitë, që punojnë për zbatimin e ligjit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











