Lajme
Themelohet Qendra Shqiptare e Studimeve Strategjike
Kuvendi themelues vazhdon punimet të shtunën, ndërsa akti i themelimit zhvillohet në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Dhjetëra ekspertë dhe biznesmenë të të gjitha trojeve shqiptare, nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, u mblodhën në Prizren për t’i vënë themelet e Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike. Ky projekt, siç u tha në inaugurim, synon që të gjithë intelektualët shqiptarë të punojnë bashkërisht për zhvillimin e projekteve mbarëkombëtare. Projektin për bashkimin e trurit shqiptar në një Qendër (QSHSS) e kanë ideuar profesorët, Aziz Pollozhani nga Maqedonia, Muhamet Mustafa nga Kosova dhe Geri Selenica nga Shqipëria. Ata në emër të Këshillit Nismëtar thanë se qëllimi i themelimit të QSHSS-së, është pasurimi ekonomik dhe kulturor i kombit shqiptar nëpërmjet bashkëpunimit si një i vetëm, pavarësisht kufijve politik. “QSHSS synon që të punojë në identifikimin, zhvillimin, promovimin dhe bashkimin për projekte që gjenerojnë efekte zhvillimore në rrafshin gjithëkombëtar. Po ashtu ideja është që nëpërmjet zhvillimit të ecet me shpejt edhe në rrugën e integrimit euroatlantik”, thanë anëtarët e këshillit nismëtar në takimin parë mbajtur në hotel “Theranda”. Sipas iniciatorëve, nuk është rastësi që kjo Qendër realizohet në qytetin Prizrenit, në 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Kjo, sipas tyre e ka efektin historik, sepse ishte Prizreni ai që i bashkoi para 134 vitesh intelektualët dhe patriotët shqiptarë, të cilët vunë themelet e shtetit të Shqipërisë. Në themelimin e kësaj qendre ishte i pranishëm edhe kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili i dha mbështetje të plotë themelimit të QSHSS-së, duke shprehur bindjen se efektet e kësaj nisme do të ndikojnë në të gjitha viset shqiptare. “Çdo bashkëpunim mbarëkombëtar është i dobishëm”, tha ai. Jakup Krasniqi tha se nga kjo Qendër Strategjike pret që të gjenden përgjigje dhe zgjidhje për tri çështje të rëndësishme. “Duhet të gjejmë përgjigje se çka do të bëhet me rininë shqiptare që është një aset shumë i rëndësishëm për të gjithë ne; Si do të veprohet për shfrytëzimin sa më të mirë të pasurive nëntokësore në mbarë trojet shqiptare; dhe si do të veprojmë me tokën e bukës, si do ta mbrojmë atë nga dëmtimet dhe degradimet që po i bëhen”, ka thënë Krasniqi. Kryeparlamentari kosovar shprehu brengën edhe për mosshfrytëzimin sa duhet të “Rrugës së Kombit”. “Deri tash nuk ia kemi dalë që ta zhvillojmë sa duhet bashkëpunimin ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh kryeparlamentari kosovar. Në ditën e parë të këtij takimi, nismën për themelimin e Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike në Prizren e kanë mbështetur edhe kryetari i komunës së Çairit në Shkup, Izet Mexhiti dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu. Po ashtu mbështetje QSHSS-së i kanë dhënë edhe përfaqësuesit e dy universiteteve, të Prishtinës dhe të Tiranës. Gjatë punimeve të pasdites, ekspertë të fushave të ndryshe kanë prezantuar dokumentet përkatëse, rreth të cilave është zhvilluar debati, si dhe është diskutuar për statutin dhe format tjera të funksionimit të QSHSS-së. Kuvendi themelues i kësaj Qendre vazhdon punimet të shtunën, ndërsa akti i themelimit do të zhvillohet në objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sa i përket fushës së ekonomisë, sipas një koncepti ideor, QSHSS ka për qëllim që të promovojë rritjen ekonomike nëpërmjet: këshillave për përmirësimin e parametrave makroekonomike; politikave ekonomike dhe mjedisit biznesor; këshillave për politika ekonomike afatmesme e afatgjata; ndihmës në orientimin më të mirë në tregjet globale; të sugjerojë politika punësimi dhe kundër varfërisë; të ndihmojë sipërmarrjen private me plane konkrete biznesi etj…
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












