Lajme
Theranda e përkushtuar për bashkatdhetarët
“Është e vështirë të gjejmë fjalët e duhura që do reflektojnë ndjenjën tonë dashamirëse për ju bashkatdhetarë, por mund të shprehem me modesti se me të gjitha forcat dhe dijen qe kemi do jemi në shërbimin tuaj”, thotë kryetari Asllanaj
Institucionet komunale në Therandë janë të gatshme të punojnë me të gjitha kapacitetet e tyre dhe në mënyrë maksimale të t’u shërbyer sa më mirë bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në këtë komunë. Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Therandës (Suharekës), Sali Asllanaj.
“Kjo është më e pakta që ne si staf komunal mundë të bëjmë për ju duke pasur parasysh kontributin tuaj për familjet dhe Kosovën në përgjithësi. Njëkohësisht dua të ju shpreh mirënjohjen time të thellë për sakrificën ndaj atdheut”, deklaron kryetari i Therandës.
”Këtë sakrificë e çmojmë shumë duke e vlerësuar atë si një fondament të zbutjes së gjendjes sonë sociale ekonomike dhe politike. Kur e them këtë kam parasysh ndihmën tuaj shumëdimensionale për çka ju përgëzoj me përulje njerëzore dhe qytetëruese”, thotë Asllaja j me rastin e ardhjes së bahsktadhetarëve
Bashkatdhetarët e kësaj komune, sipas tij, gjithmonë do të jenë të rëndësishëm për vendin, “sepse jeni pjesë e qenies sonë”.
“Këtu, në vendin tuaj, Ju do jeni gjithmonë njerëzit më të dashur për ne dhe familjet tuaja, miqtë shokët e dashamirët. Ndjejeni me kënaqësi pushimin e merituar në komunën ton, në komunën tuaj”, shkruan asalljanj rrejtine tij social, transmeton Albinfo.Ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Turizmi i Zvicrës pret një vit rekord për qëndrimet me netë nga mysafirët e huaj në... -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit












