Lajme
Therja e kafshëve, skena “horror” në tregun e Junikut
Në ditën e tregut, kjo komunë (Juniku), i ngjason një kasaphanë të vërtetë, pasi tregu është shndërruar në një deponi të mbetjeve nga kafshët e therura për festë
Juniku, njihet si fshati më i bukur tradicional shqiptar me kulla qindvjeçare dhe histori të bujshme kombëtare, por pamjet që vijnë gjatë festës së Fitër Bajramit ia humbin këtë epitet. Në ditën e tregut, kjo komunë, i ngjason një kasaphanë të vërtetë, pasi tregu është shndërruar në një deponi të mbetjeve nga kafshët e therura për festë.
Tepër shqetësuese është se kasapët kanë lënë të gjitha mbetjet mbi tokë në një ditë ku temperaturat sillen rreth 30 gradë celsius.
Disa fotografi të cilët i ka plasur në facebook, Nazim Shatri, tregojnë për shqetësimin dhe hijen e keqe që i kanë dhënë Junikut, këta kasapë. Madje vetë Shatri, në facebook, pamjet i plason me “+ 18”, që tregojnë skenat “horror” të therjes së kafshëve.
“18 + Pamje rrëqethëse. Dje me telefonim tim bëra ca foto si dhe ketë videoinçejzim. Këto pamje barbare, fëlliqja e ambientimit të tregut në Junikut nga mbetjet e kurbanve ngjante sikur në Banglladesh apo Pakistan. Barbarizëm i pa kontrolluar. Era, qenët, pulat silleshin vërdallë, temperatura sillej rreth 35 gradë në atë mesditë”, kështu shkruan ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











