Lajme
“Think Tank” për shqiptarët e Zvicrës
Është vetëm ide, të cilën e ka menduar ta realizojë politikani shqiptar nga Argau, Bashkim Rexhepi, njëherësh kandidat potencial për deputet kantonal në zgjedhjet e vjeshtës
“Thin Tank” është “forcë mendimesh”, pa ndonjë strukturë të organizuar, pa ndonjë ngjyrim politik dhe personal.
Politikani me prejardhje nga Kosova, Bashkim Rexhepi, pretendon t’i bëjë bashkë në një grup njerëzit e biznesit, të politikës, kulturës dhe sportit, duke përfituar nga përvojat e tyre në interes të komunitetit shqiptar në Zvicër.
30-vjeçari me prejardhje nga Ferizaji thotë ta ketë menduar këtë projekt me karakter integrues dhe gjithëpërfshirës për organizimin më të mirë të shqiptarëve në Zvicër.
“Është si një “bibliotekë mendimesh”, të dhënat që do të mblidhen pastaj do t’i transferohen masës nga vetë pjesëmarrësit. Secili me idetë dhe përvojën e tyre do të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit shqiptar në Zvicër”, thotë ideatori i “Think Tank”, Bashkim Rexhepi.
Projekti i politikanit shqiptar pritet të nisë së realizuar këtë vit me takimin e parë të “Think Tank”, ku edhe do të konkretizohen nevojat dhe qëllimi konkret i këtij grupi shqiptarësh në Zvicër…
“Projekti do të funksionojë në workshope, ku do të trajtohen tema me grupe të caktuara dhe sigurisht do të ketë përmbledhje finale të projekteve konkrete me interes për diasporën shqiptare”, shprehet i entuziazmuar Rexhepi.
“Ne synojmë diçka gjithëpërfshirëse, duke përjashtuar Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës, kemi shumë organizata, shoqata, ku janë pak a shumë një grusht i vogël njerëzish aktivë”, thotë Rexhepi.
“E mira është se ky projekt nuk e përfaqëson askënd, aty nuk do të ketë pretendime ta përfaqësojmë dikë, por të ndihmojmë dikë”, tregon për synimet e “Think Tank”, politikani Rexhepi.
Ndërkohë, Bashkim Rexhepi nuk ka lënë anash as politikën.
Ai sërish ka kandiduar për deputet në Kantonin Argau. Këtë herë emri i tij figuron në listën e PS-së në Bremgarten.
“Me angazhimin tim në JUSO Obwalden dhe në përgjithësi organizimet e krahut të majtë të politikës zvicerane kanë lënë shenjat e tyre. Po ashtu edhe mosha ime e re është një arsye, ngase jam edhe unë pjesë e listës ku nuk ka edhe shumë të rinj të angazhuar në politikë”, tregon për arsyet e angazhimit politik në Argau Bashkim Rexhepi.
Për të shkurtuar udhëtimin deri në UNIA në Cyrih, ku kryen detyrën e sekretarit sindikal, ai ka ndërruar edhe kantonin e Obwaldenit me atë të Argaus.
Me fillimin e këtij viti, familja e politikanit Rexhepi banon në Aarau.
Rexhepi nuk është zmbrapsur edhe pse i humbi zgjedhjet herën e fundit në Këshillin e Kantoneve në kantonin e vogël të Obwaldenit.
Ai megjithatë e vlerëson të ketë qenë një garë e suksesshme elektorale, por që po e provon potencialin e tij politik edhe në Argau.
“Unë jam afër gjysmë viti ne Aargau. Për të fituar zgjedhjet duhet më shumë kohë dhe angazhim në këtë vend. Këto zgjedhje janë për mua një test i mirë për të parë reagimet se kush do jenë përkrahësit e mi. Kjo më ndihmon shumë për zgjedhjet e ardhshme në këtë kanton, ku dhe pretendojë të kam sukses në politikë”, tregon për ambiciet politike Rexhepi.
Politikani shqiptar pret edhe këtë herë mbështetjen e bashkëkombëseve të tij shqiptarë.
“Besoj të ketë më shumë potencial te shqiptarët dhe këtë potencial duhet ta shfrytëzojmë për të zgjedhur njerëzit tanë në Zvicër”, deklaron Rexhepi.
Ai është inkuadruar së fundi edhe në Kuvendin Shqiptar në Zvicër.
“Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës është një ndër projektet më të nevojshme për komunitetin shqiptar në Zvicër. Mendoj se pas angazhimit të pakrahasueshëm të gjeneratës së parë për vendlindjen, ka ardhur koha që gjenerata e dytë dhe e tretë të përqendrohen edhe të angazhohen më shumë në vendin ku jetojnë dhe punojnë. Deshëm apo nuk deshëm, Zvicra është vendlindja jonë. Vetëm me punën tonë këtu ne do t’ia arrijmë të ndihmojmë edhe Kosovën”, mendon Rexhepi.
Bashkimi Rexhepi është me prejardhje nga Kosova dhe që nga viti 1995 ka jetuar në qytezën Giswil, ndërsa nga janari i 2012 jeton në Argau. Ai punon për Sindikatën Unia të rrethinës Zürich-Schaffhausen dhe është duke studiuar shkencat kulturore në Lucern.
Që nga viti 2009 ai është anëtar i JUSO i kantonit Obwalden dhe nga viti 2011 gjithashtu anëtar i SP-së.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












