Kosova
Thirrja e NATO-s: Palët t’i ndalin veprimet që mund t’i rrisin tensionet në veri
Stoltenberg, sërish thirrje për Kosovën dhe Serbinë
Sot, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëri ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë që të shtensionohet situata në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ai i bëri këto komente para takimit të shteteve anëtare të BE-së, ku ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për situatën në veri të Kosovës.
“Situata në Kosovë dëshmon edhe bashkëpunimin NATO-BE. NATO mbështet fuqimisht përpjekjet e Bashkimit Evropian, përpjekjet diplomatike që BE-ja lehtëson dialogun me procesin tonë ushtarak në terren, forcat e KFOR-it. Ne kemi shtuar praninë tonë atje dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të deeskalojnë situatën, të ndalin çdo veprim që mund të rrisë më tej tensionet dhe të angazhohet në mirëbesim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë ai.
Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.
Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.
Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve











